Arsenali kërkon shërbimet e Alberto Morenos së Liverpoolit

E publikuar: 19/10/2018 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali po e vëzhgon për së afërmi situatën e Alberto Morenos te Liverpool.

E përditshmja britanike, ‘Mirror” shkruan sot se The Reds janë pajtuar me faktin e humbjes së shërbimeve të mbrojtësit të krahut të majtë.

Dhe kjo ka alarmuar Arsenalin, së bashku me disa nga klubet më të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe të vendlindjes së lojtarit, Spanja.

Mbrojtësit i ka mbetur vetëm tetë muaj kontratë të vlefshme me skuadrën nga ‘Anfield Road’ dhe nuk ka treguar interesim për të zgjatur marrëveshjen, pavarësisht lëndimit të Andy Robertsonit.

Bosi i Arsenalit, Unai Emery është admirues i madh i lojtarit pasi ka punuar më parë te Sevilla dhe e sheh lojtarin si zgjidhës të problemit të krahut të majtë të mbrojtjes.

Arsenali gjithashtu është në kërkim edhe të disa lojtarëve kryesisht të repartit mbrojtës pasi sivjet skuadra nuk po tregon rezultate kualitative.

Ndryshe, Arsenali gjatë fundjavës do të takohet me skuadrën e Leicesterit gjersa Liverpool do të luajë kundër Huddersfield. /Telegrafi/