Arsenali fillon bisedimet me Allegrin

E publikuar: 13/04/2017 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka filluar bisedimet me Massimiliano Allegrin sipas medieve angleze.Bianconerët shënuan fitore të thellë kundër Barcelonës 3-0 dhe kjo i ka bindur drejtuesit e klubit londinez.

Allegri ka kontratë deri në vitin 2018, por po flitet për një vazhdim të kontratës/

Sipas The Sun kanë filluar bisedimet me trajnerin pasi që Wenger mund të largohet në fund të sezonit.

Allegri ka treguar interesim për të drejtuar në Ligën Premier dhe këtë mund ta bëjë që në sezoni e ardhshëm.

Mbetet të vendohet e ardhmja e trajnerit te Juventusit për të shikuar mundësin e kalimit në Angli. /Telegrafi/