Arsenali dëshiron Balotellin

E publikuar: 31/05/2018 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali e ka vendosur sulmuesin italian, Mario Balotelli, në listën e dëshirave për afatin kalimtar veror.

Reprezentuesi italian do të jetë një agjent i lirë në fund të qershorit, kur kontrata e tij me skuadrën franceze, Nice, do të skadojë.

Kështu, Balotelli ka qenë shumë i lidhur me një rikthim të tij në Italia, pasi më parë u ftua edhe te kombëtarja italiane.

Roma dhe Napoli janë dy skuadrat më të mëdha të interesuara për të, por për shërbimet e 27-vjeçarit kanë shfaqur vullnet edhe Genoa dhe Parma.

Balotelli në stërvitje me fanellën e Italisë (Getty Images)

Megjithatë, sipas mediumit italian La Gazetta dello Sport,  Arsenali mund të bëjë një lëvizje gjatë verës për Balotellin.

Topçinjtë shpresojnë që ata të jenë në gjendje të flasin me sulmuesin italian për një kalim të tij në stadiumin Emirates.

Edhe gjermanët e Borussia Dortmund dhe francezët e Marseille janë gjithashtu të interesuar për të.

Balotelli në të kaluarën ka luajtur edhe për Interin, Manchester Cityn dhe Milanin, ku ka shënuar shumë gola dhe ka fituar tituj. /Telegrafi/