Arsenal zëvendëson Bellerinin me mbrojtësin e Realit

E publikuar: 18/05/2017 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal e sheh Danilon e Real Madridit si zëvendësues të Hector Bellerin
Mbrojtësi spanjoll, Hector Bellerin prite të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere, për t’u kthyer te skuadra e Barcelonës, në akademinë e të cilës ishte rritur.

Por, Arsenal nuk do të qëndrojë duarkryq, pasi qysh tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian të Real Madridit, Danilo, cili po ashtu dëshiron të ndërrojë skuadër, shkruan Don Balon.

Danilo vazhdon të jetë zëvendësues i Daniel Carvajal, por për shkak të lëndimeve të spanjollit, këtë edicion ka luajtur 24 ndeshje, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime. /Express/