Arsenal zbret në pozitën e shtatë të Ligës Premier (Foto)

E publikuar: 14/12/2017 06:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal sërish nuk ka mundur të triumfoj në Ligën Premier.

Gunners si mysafirë të skuadrës së West Ham Unitedit nuk ka arritur më tepër se një barazim pa gola, 0-0.

Megjithëse dominuan në pjesën e parë të besuarit e trajnerit Arsene Wenger, nuk arritën të gjenin rrugën e golit.

Alex Iwobi kishte rastin më të mirë për Topçinjtë në të 29 minutë duke dështuar para portës së “çekanëve”.

Edhe në pjesën e dytë te dyja skuadrat e kërkuar rrugën e golit, por të cilën nuk arritën ta gjejnë.

Alexis Sanchez dërgoi një goditje të fuqishme në të 73 minutë nga gjuajtja e lirë, por portieri Arian nuk lejoi të mposhtet porta e tij.

Javier Hernandez Chicharito ishte pran golit për vendasit, por shtylla horizontale nuk i lejoi të mposht Petr Cechun. 

Deri në fund nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultatin më së paku të dëshiruar për shikuesit, 0-0.

Vlen të theksohet se gjatë gjithë ndeshjes është paraqitur mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ndërsa mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk ka arritur të shërohet me kohë pas lëndimit ndaj Manchester Unitedit.

Pas kësaj, Arsenal zë pozitën e shtatë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 30 pikë ndërsa mysafirët mbeten në vendin e 17 me 14 pikë. /Telegrafi/