Arsenal përmbyset nga Newcastle (VIDEO)

E publikuar: 15/04/2018 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal është mposhtur si mysafir i Newcastle United.

Topçinjtë kanë humbur 2:1, pavarësisht se nisën mjaftë mirë takimin, duke shënuar që herët përmes Alexandre Lacazette, përcjell Klan Kosova.

Më pas futbollistët e Benitez, arritën që të shënojnë dy gola, fillimisht të barazimit përmes Aoyze Perez për 1:1 dhe në pjesën e dytë realizoi Matt Ritchie, për 2:1. Ky ishte edhe rezultati final i takimit.

Kjo disfatë thellon krizën te Arsenal, të cilët pas 33 xhirove kampionate kanë të grumbulluara vetëm 54 pikë dhe zënë pozitën e gjashtë.