Arsenal kërkon shërbimet e Nicolas Tagliaficos

E publikuar: 01/11/2018 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenal ka filluar të mendojë për përforcimet e reja gjatë afatit kalimtar të verës.

Anglezët po kërkojnë të gjejnë një zëvendësues të spanjollit, 32-vjeçarit Nacho Monreal.

Megjithëse kanë blerë mbrojtësin e krahut të majtë Sead Kolasinacin, por duket se nuk janë të kënaqur me paraqitjet e boshnjakut.

Gunnersat tashmë thuhet se e kanë kontaktuar mbrojtësin argjentinas të skuadrës së Ajaxit, Nicolas Tagliaficon, shkruan “Calciomercato”.

Gjithsesi, 26-vjeçari iu bashkua holandezëve në afatin kalimtar të janarit dhe nuk pritet të shitet këtë dimër.

Arsenal aktualisht ka probleme me repartin mbrojtës, ku po mungon tash e sa muaj si pasojë e lëndimeve, Laurent Koscielny.

Ndryshe, ‘Topçinjtë” zënë pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier me 22 pikë, katër më pak se lideri, Manchester City dhe Liverpooli. /Telegrafi/