Arsenal kërkon Elseid Hysajn

E publikuar: 16/06/2017 22:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas raportimeve se mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin dëshiron kalimin në Barcelonë, Arsenal menjëherë është vënë në kërkim të zëvendësuesit të tij.

E për ta zëvendësuar spanjollin në krah më i denji po shihet mbrojtësi Kombëtares së Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysaj, transmeton Klan Kosova.

Hysaj thuhet se është më i përshtatshmi për ta pasur Bellerin marrë parasysh sistemin e lojës me posedim të topit dhe nivelit të kompletimit të pasimeve.

23 vjeçari po ashtu raportohet se kërkohet edhe nga Chelsea.

E rritja e interesimit më të madh të Arsenal dhe marrja e hapave konkret varet nga e ardhmja e Bellerin.