Arsenal më i fortë se Southampton

E publikuar: 10/05/2017 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra nga Emirates Stadium është treguar më e fortë se vendasit, duke i mposhtur me dy gola dallim

Arsenal ka fituar në udhëtim ndaj Southampton me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së radhës të Premierligës.

Golat për Arsenalin i realizuan Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud – të dy në të dytën pjesë të përballjes.

Kjo fitore e mban skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger në luftë për të siguruar një nga katër pozitat e para në tabelë.