Arsenal 6-0 BATE Borisov, notat e lojtarëve (Foto)

E publikuar: 07/12/2017 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka mposhtur BATE Borisovin me rezultat të thellë 6-0 në ndeshjen e fundit të grupeve të Ligës së Evropës.

Skuadra e Arsene Wengerit e ka përmbyllur si është më së miri fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke shënuar një fitore të madhe para tifozëve të vet.

Golat në këtë takim u shënuan nga Mathieu Debuchy (11′), Theo Walcott (37′), Jack Wilshere (43′), Denis Polyakov (OG 51′), Olivier Giroud (64′) dhe Mohamed Elneny (74′).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte mesfushori anglez, Wilshere, i cili u vlerësua më notë të lartë 9.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi pikërisht Pyliakov, i cili mori vlerësim të ulët, me notë 5.2. /Telegrafi/

Arsenal:

Vlerësim të lartë patën edhe Debuchy dhe Walcott

BATE Borisov: 

Dështuan edhe Volodko dhe Scherbitski