Arsenal 4-2 Vorskla, nota e Dallkut dhe të tjerëve

E publikuar: 21/09/2018 02:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka marrë një fitore të vlefshme në shtëpi 4-2 ndaj Vorskla Poltava.

Skuadra angleze ka shkëlqyer përballë asaj ukrainase ku ka arritur të shënoj edhe katër gola.

Pierre Emerick Aubameyang me dy gola dhe Mesut Ozil e Danny Welbeck me nga një tjetër i dhanë triumfin Arsenalit.

Ishte pikërisht sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang që pati notën më të lartë në këtë sfidë (9,0).

Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Alex Iwobi, Mesut Ozil, Henrikh Mkhitaryan dhe Danny Welbeck.

Mbrojtësi nga Kosova, Andin Dallku luajti gjatë 90 minutave dhe mori notën (5,8). /Telegrafi/