Arrihet marrëveshja, nuk do ketë kryq në Butel

E publikuar: 05/03/2016 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrihet marrëveshje për tërheqjen e vendimit për ndërtimin e kryqit në Butel, me këtë edhe kampi i vendosur ka filluar të çmontohet. Ndërkohë nga tereni njoftohet se OSBE-ja ka qenë ndërmjetësuese për arritjen e marrëveshjes.

“Ju falendorojmë që iu përgjigjët thirrjes sonë, u ballafaquam me situata të vështira, Ishim bashkë deri në këtë momente të vështira, por ky mund i joni nuk ishte i kotë, qëllimi u arrit. Megjithatë për detajet e marrëveshjes do ju njoftojmë nëpërmjet mediave nesër, se si do të zhvillohen, sonte unë me kaq ju falënderoj, tani është mirë të shkoni dhe të pushoni rahat. Ndërsa ne që jemi më afër, buzeli, Çairi, do të qëndrojmë ta demontojmë këtë, që ta lëmë këtë hapësirë, ashtu siç e kemi gjetur”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.