Arrihet marrëveshja mes klubeve, Blind rikthehet te Ajaxi

E publikuar: 15/07/2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daley Blind do të rikthehet andej nga ka ardhur te Manchester United.

Mbrojtësi holandez është pajtuar të rikthehet në vendlindjen e tij tek ish-klubi Ajax Amsterdam.

Ajax dhe Manchester United pas shumë takimeve kanë arritur marrëveshje për tu kompletuar ky transferim.

Rikthimi i Blind në skuadër, Ajaxit do t’i kushtojë 16 milionë euro.

Blind sa ishte pjesë e Ajaxit (Getty Images)

Por kjo shumë mund të shkojë deri në 21 milionë varësisht nëse arrihen bonuset që janë Ajaxi të shpallet kampion i Holandës.

28-vjeçari ka pranuar të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me Ajaxin.

Reprezentuesi holandez ka dalë nga akademia e famshme e Ajaxit, ndërsa përveç Unitedit ka bartur fanellën edhe të Groningenit për një vit si i huazuar.

Pas këtij transferimi, Blind do të bëhet lojtari më i shtrenjtë i blerë nga Ajaxi. /Telegrafi/