I arrestuari për krime në New York, shofer i Konsullatës së Kosovës

E publikuar: 29/06/2017 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), publikuan dje njoftimin për arrestimin e gjashtë personave në Nju Jork, në mesin e tyre shqiptarë dhe të huaj, si dhe 4 të tjerëve në Kosovë, nën dyshimin për krim të organizuar, shpëlarje parash, trafikim ndërkombëtar të armëve dhe zhvatje.

Sipas njoftimit, operacioni është kryer në bashkëpunim ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kundër Drogës (DEA) në SHBA.Në mesin e të arrestuarve në New York është edhe Albert Veliu, i cili deri më tash ishte vozitës zyrtar i Konsullatës së Kosovës.  Pozita e tij prej shoferi figuron edhe nw web faqen e konsullatës në New York.