Arrestohet sulmuesi i xhamisë në Velekincë të Gjilanit (Video)

E publikuar: 14/08/2016 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi ishte ngjitur në minaren e xhamisë së fshatit Velekincë të Gjilanit, dhe kishte filluar ta rrënonte kupolen e minares së saj.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Personi i arrestuar është serb, shtetas i Kosovës, dhe është dërguar në spital pas arrestimit, ka bërë të ditur Hashani.

I arrestuari aktualisht është duke u intervistuar nga Policia për të mësuar të gjitha rrethanat dhe motivin e sulmit, ka njoftuar Hashani.

Personi që ka dëmtuar xhaminë është serb i Pasjanit.