Arrestohet personi që gënjeu për grabitjen e 32 mijë eurove

E publikuar: 31/12/2020 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një persona në Viti kishte raportuar se i ishin grabitur 32 mijë euro. Mirëpo ky raportim del të ketë qenë i rremë e për çka gjatë së enjtes është arrestuar nga policia.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka raportuar – deklaruar rrejshëm se nga persona të panjohur i janë grabitur 32 000€. Gjatë hetimeve është vërtetuar dhe konstatuar se i dyshuari parat e raportuara i kishte dhënë një personi tjetër të cilit i kishte pasur borxh. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.