Arrestohet personi që aksidentoi për vdekje 81 vjeçarin në Suharekë

E publikuar: 03/01/2019 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 81 vjeçar nga Shiroka e Suharekës ka ndërruar jetë mbrëmë pasi është goditur nga një makinë.

Lidhur me këtë Policia ka arrestuar një të dyshuar, pas derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij  nga pakujdesia me veturë  kishte goditë 81 vjeçarin, i cili nga lëndimet e marra kishte ndërruar jetë, njofton PK, përcjell lajmi.net.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij  nga pakujdesia me veturë  kishte goditë këmbësorin viktimën Mashkull K/Shqiptari cili  kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e si pasoj i njëjti kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit  e  ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i shtetit”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.