Arrestohet personi i dyshuar për plagosjen e dy personave në Pejë

E publikuar: 16/05/2019 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me datë 16 maj 2019 rreth orës 15:25, Policia e Kosovës është njoftuar se në fsh. Treboviq – Pejë për të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në vendngjarje dhe është arrestuar personi i dyshuar:

• B. K. lindur me 1964 m/k/sh
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga i dyshuari, janë plagosur 2 (dy) persona, njëri i gjinisë femërore.

Personat e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

Arma (pistoleta) me të cilën dyshohet se është kryer vepra, është konfiskuar nga njësitet përkatëse policore të DRP-Pejë.

Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48- orë./Infosot/