Arrestohet një shtetas i Serbisë në Graqanicë

E publikuar: 27/05/2017 12:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrestuar një Serb shtetas i Serbisë në Graçancë për kalim të paautorizuar të kufirit.

Pasi që dyshohet se i njëjti ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë ilegale. Gjatë verifikimt është konstatuar se i njëjti nuk ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kosovës dhe nuk ka ofruar dëshmi mbi vendqëndrimin e tij.

Nga i dyshuari është konfiskuar një veturë Audi A-6 me targa të Serbisë pasi që të njëjtin ishte duke e drejtuar pa autorizim përkatës dhe sigurim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline