Arrestohet një shqiptar për krime lufte

E publikuar: 15/06/2019 12:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është arrstuar një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit shqiptar për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin se me urdhër të Prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar i cili dyshohet se ka kryer krime lufte, kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj.

Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, tani është dërguar në mbajtje për 48 orë.