Arrestohet një ‘polic’ kanosi me armë dhe kundërshtoi kolegët e tij të policisë

E publikuar: 17/10/2017 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri është vënë në pranga në Tiranë pasi ka kanosur dhe kërcënuar me armë një qytetar dhe ka kundërshtuar edhe policinë gjatë shoqërimit.

Oficerët e policisë së komisariatit numër 4, në Tiranë, një ditë më parë kanë arrestuar Fatjon Hasimin, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij personi u bë sepse në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri të llojit pistoletë, 49-vjeçarin me inicialet A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një stemë e Policisë së Shtetit dhe një radio marrëse dhe dhënëse.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës në ngarkim të Hasimit për akuzat e “Kanosjes”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik”, “Vjedhje e energjisë elektrike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.