Arrestohet një person në Mitrovicë për deklarim të rrejshëm

E publikuar: 01/04/2019 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Mitrovicë, ishte raportuar nga ankuesi se nga vetura e tij ishte vjedhur çanta e krahut me një shumë të konsiderueshme të parave.

Si rezultat i hetimeve nga ana e Policisë, dhe duke u bazuar në prova materiale del që rasti nuk kishte të bënte me “vjedhje” po ankuesi paratë i kishte deklaruar “rrejshëm”.
Shuma e rrejshme është konfiskuar dhe personi i cili i kishte deklaruar ato, tani më është ndaluar si i dyshuar.
V.S, 26 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Të gjitha provat materiale janë transferuar prokurorit, dhe i dyshauri është ndaluar për 48 orë, njofton Policia e Kosovës në Mitrovicë përcjellë Klan Kosova.