Arrestohet një person i dyshuar për vepër penale

E publikuar: 15/04/2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pranë stacionit policor Pejë është iniciuar rasti i veprës penale ‘Detyrim’.

Viktima ka raportuar se personi i dyshuar D.B. i lindur (1991) m/k/sh, kishte kërkuar shumë të konsiderueshme të hollash kinse djali i viktimës i detyrohet të dyshuarit dhe nëse nuk ia japë shumën e caktuar, do t’i dëmtojë pronën-shtëpinë e viktimës.

            Sektori i hetimeve të këtij stacioni ka zhvilluar hetime dhe ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij, por i njëjti nuk ju ka paraqitur policisë duke iu shmangur arrestimit.

            Sot me datë 15.04.2019 hetuesit e stacionit policor në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit kanë planifikuar arrestimin e të dyshuarit dhe i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij.

            Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit – Prokuroria themelore në Pejë, dhe më urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me proçedura të mëtejme ligjore./Infosot/