Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e 4 gushtit në Lladrovc të Malishevës

E publikuar: 19/09/2018 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhur me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Lladrovc të Malishevës në fillim të muajit gusht, mbrëmë Policia e Rajonit të Gjakovës ka arrestuar një person të dyshuar.
Siç merr vesh KALLXO.com, i arrestuari F.Z. dyshohet se më datën 4 gusht 2018 e ka vrarë 57 vjeçarin S.B. në fshatin Lladrovc.

Zëdhënësja e Policisë ka thënë personi i arrestuar dyshuar është F.Z., por nuk ka dhënë detaje tjera.

“Vrasja ka ndodhur me 8 Gusht të këtij viti, në ora 9:30 në fshatin Lladrovc të Malishevës. Viktima në këtë rast ka qenë personi S.B 57 vjeçar”, ka thënë zëdhënësja e policisë Lirije Podrimja.

Sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtit janë duke vazhduar hetimet.