Arrestohet një i dyshuar për fajde në Gjilan

E publikuar: 29/07/2020 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për fajde. Sipas njoftimit, deri te arrestimi i tij ka ardhur pas një pune disa mujore.

“Për vlerën e parave të cilat viktima i kishte pranuar nga i dyshuari, në vlerë prej 100,000.00 euro, sipas marrëveshjes të dyshuarit do t’i ktheheshin mjetet financiare në vlerë prej 130,000.00 euro, apo 30% me interes/kamatë, në intervalin kohor prej dy vitesh, ku shuma e fitimit jo-proporcional është 30,000.00 euro”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq njoftohet se në kuadër të veprimeve hetimore, sot sipas Urdhëresës së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“I dyshuari është shoqëruar në polici, është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës i caktuar personalisht nga i dyshuari dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të lëndës është ndaluar në Qendrën e Ndalimit në afat prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.