Arrestohet një i dyshuar dhe sekuestrohen mbi pesë kilogramë marihuanë

E publikuar: 09/11/2018 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person me inicialet A.G. (1983) është arrestuar në Prizren pasi dyshohet për posedim të substancave narkotike të llojit marihuanë në shtëpinë e tij.

Pasditen e djeshme, Sektori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) Prizren, me asistim nga ana e Njësisë për Reagim të Shpejtë, ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, pronë e të dyshuarit.

Gjatë kontrollimit nën kulm të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar: katër (4) paketime me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë me peshë rreth 5 kg e 260 gramë.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar të Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.