Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

E publikuar: 12/03/2019 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në Gjakovë, ka arritur ta arrestoj personin që vrau dhe plagosi një person në Marmull të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se Policia në Gjakovë ka arritur të arrestoj personin e dyshuar e po ashtu ka konfiskuar edhe armën e cila dyshohet se është përdorur për kryerje të veprës penale”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Express mëson se i arrestuari është rreth 31 vjeç e inicialet janë A.GJ.