Një person është arrestuar për vjedhje të gomave në Fushë Kosovë.
Policia ka njoftuar se dje rreth orës 22 një person ka raportuar në polici se i dyshuari i’a ka vjedhur në garazhin e tij gomat e veturës të cilat kanë qenë të mbyllura me çelës.
Policia ka njoftuar se ankuesi i kishte vërejtur gomat tek i dyshuari, ndërsa njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.