Arrestohet i dyshuari për mashtrim dhe dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale

E publikuar: 04/12/2019 09:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në Pejë, më 21 nëntor ka iniciuar dy raste të veprave penale ‘mashtrim’ dhe ‘dhënie e ndihmës në kryerje të veprës penale’, ndërsa sot pas një pune intensive operativo-hetimore, hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë arritur të arrestojnë edhe një person të dyshuar i cili ishte në kërkim policor.

I dyshuari B.B. i lindur me 1991 m/k/sh, dyshohet se kishte arritur të kryej veprat duke mashtruar viktimat me identitet të rrejshëm.

I njëjti ishte i kërkuar edhe për katër vepra nga Gjykata Themelore, Pejë dega në Klinë dhe Gjykata Themelore në Gjakovë.

Me aktvendim te Prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.