Një 28-vjeçar është marrë në paraburgim, pas rastit të tri shpërthimeve para takimit të Ligës së Kampionëve në Dortmund të Gjermanisë.
Kryeprokurori federal gjerman, ka konfirmuar arrestimin e një njeriu të dyshuar për montimin e eksplozivëve të destinuar për autobusin e ekipit të Borusia Dortmund.
Një deklaratë e lëshuar nga kryeprokurori gjithashtu zbuloi se i dyshuari kishte blerë opsione në “stock” të aksionëve të Dortmundit përpara sulmit, me të cilin synonte të përfitonte.
Ai thuhet se ka blerë 15.000 kontrata duke i dhënë atij të drejtën për të shitur aksionet me një çmim të paracaktuar.
28-vjeçari i identifikuar vetëm si ‘Sergei ë’ u arrestua pas një ekip taktik reagimi në zonën e Tuebingen të premten. /Indeksonline/