Arrestohet Big Mama, përdori armë të vërteta në videoklip (Foto)

E publikuar: 02/05/2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare nga Tetova, Besiana Kasami, ka qëndruar 24 orë nën arrest në Policinë e Tiranës, pasi kishte përdorur armë gjatë xhirimeve të kripit të saj të ri.

E njohur ndryshe si Big Mama, ajo ka realizuar kripin e fundit në Tiranë në bashkëpunim me humoristin Bes Kallaku dhe këngëtarin tallava Rati.

Ishte vetë artistja ajo që ka vënë në lëvizje policinë me një foto të publikuar në “Facebook” me momentet e kripit. Fotoja shoqërohej me shkrimin “Kallash i vërtetë. Ilja dhe Bigi.

Në përfundim të xhirimeve të kripit, Big Mama është nisur drejt Tetovës, por më parë ka bërë një ndalesë të “vogël” në rajonin e policisë.

Mësohet se ajo është liruar në sajë të ndërhyrjes së policisë së Maqedonisë.

arme