Arrestohen tre serbë me 19 pako mariuhanë në Gurrakoc të Istogut

E publikuar: 01/03/2017 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Pejës ka arrestuar tre shtetasë të Serbisë  si të dyshuar se  një sasi të substancës narkotike të marrë në Kosovë kanë provuar ta dërgojnë në Serbi.

Vetura ku ndodheshin të dyshuarit e që ishte me targa të Serbisë është ndaluar në fshatin Gurakoc të Istogut.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhe gjyqtarit është kontrolluar vetura dhe personat e dyshuar.

Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë: 9 kg 170.2 gram.

Personat e dyshuar dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:  P. Q. (1980), B.K (1987) dhe B.K (1981).

Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Po ashtu në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve