Arrestohen tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

E publikuar: 25/04/2019 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dje rreth orës 23:30,  në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, policia ka  arrestuar tre persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda si dhe ka sekuestruar një  

çantë me gjësende të dyshuara ( maskë, doreza, kaçavida, armë të ftohta thika etj.)

Rastet (19 raste vjedhje të rënda  ) për në cilat ekziston dyshimi i bazuar se  janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, (në markete, kopshte fëmijësh,  lokale, etj.) kryesisht  në zonën e  rajonit të Prishtinës.

Personat  e  arrestuar:

  • G. C, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
  • K. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
  • F. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.

Lidhur me rastet e njëjta, hetuesit kanë arrit të identifikojnë  edhe dy  persona të  tjerë  të dyshuar që aktualisht ndodhet në arrati. /Infosot/