Arrestohen shtatë persona në Gjilan

E publikuar: 23/05/2017 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, ka arrestuar sot shtatë (7) persona D.D., A.D., E.D., E.S., S.S., B.L. dhe S.S, të dyshuar se kanë kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 403 të KPRK-së, dhe për vepra tjera penale.

Për shkak se të njëjtit me qëllim të përfitimit pasuror për dëmet materiale dhe jo materiale nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë, me vetura kanë inskenuar aksidentet të trafikut.

Gjithashtu, Prokuroria njofton se sipas shënimeve të nxjerra nga Sistemi Informativ i Policisë së Kosovës (SIPK), dhe nga analiza e lëndëve, personat e lartcekur janë të përfshirë mbi tetëdhjetë aksidente rrugore, për periudhë kohore 2013-2017, kryesisht në Prishtinë, në Fushë Kosovë, në rajonin Gjilanit, në rajonin e Ferizajt dhe të Vitisë.
Prokuroria është duke i vazhduar hetimet edhe për disa persona të tjerë të dyshuar se janë të përfshirë në këto raste, si dhe varësisht nga hetimet mund të ketë arrestime të tjera. Të arrestuarit gjenden në ndalim për dyzetetetë orë.