Arrestohen pesë persona për armëmbajtje pa leje

E publikuar: 24/10/2018 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale, kanë arrestuar pesë persona në Prishtinë për armëmbajtje pa leje, si dhe janë konfiskuar katër armë zjarri, një shkrepës në formë të revoles, si dhe fishekë të llojeve dhe kalibreve të ndryshme.
Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve, dhe katër prej tyre pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Po ashtu PK njofton se vetëm në nëntë mujorin e parë të vitit 2018, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 337 armë, 3229 municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhe janë iniciuar 292 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.

Ky është njoftimi i plotë:

Dje nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Prishtinë , në pesë raste të ndara janë konfiskuar katër armë zjarri, një shkrepëse në formë të revoles, si dhe fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Armët e zjarrit janë gjetur dhe konfiskuar në katër automjete të ndryshme, nga Njësiti i Reagimit të Shpejtë, që operon në kuadër të DRP- Prishtinë, gjatë një aksioni të kontrollit rutinë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë”, njofton PK, përcjell lajmi.net.

Ndërsa një shkrepëse në formë të revoles është konfiskuar në oborrin e një shkolle në Fushë Kosovë.

Ndaj të gjithë personave të dyshuar, janë iniciuar rastet mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve, dhe katër prej tyre pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri nga të dyshuarit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Vetëm në nëntë mujorin e parë të vitit 2018, nga njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë konfiskuar 337 armë, 3229 municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhe janë iniciuar 292 raste Mbajtje në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armeve.