Arrestohen përsëri anëtarët e grupit të rrezikshëm kriminal

E publikuar: 24/09/2020 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka konfirmuar se grupi i rrezikshëm i persona të dyshuar për grabitje të armatosura, Leutrim Latifi dhe Kastriot Shala, janë arrestuar sonte në mbrëmje.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, sot rreth orës 21:00 nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë është̈ zbatuar një̈ aktvendim i Gjykatës së Apelit, ku janë̈ arrestuar tre persona ndaj të cilëve janë marrë të gjitha veprimet konform aktvendimit.
Lirimi i këtij grupi është parë me shqetësim të madh nga një̈ numër i qytetarëve dhe i njohësve të sigurisë̈, ku dihet për të ardhur tek arrestimi i këtyre personave është̈ ndarë edhe një shumë e parave.