Arrestohen grabitësit e pikës së derivateve në Kralan të Gjakovës

E publikuar: 08/11/2018 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtët kanë kryer veprat penale, grabitje dhe posedim të armëve pa leje.
“Më datën 27.11.2018, të pandehurit A. A., nga fshati Krelan Komuna e Gjakovës dhe Sh.Ll. nga fshati Kerstovc nga Komuna e Pejës, kanë shkuar të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri, në një pompë të derivateve në fshatin Kralan Komuna e Gjakovës, duke i detyruar nën kërcënim të armëve të dëmtuarin Sh.S., dhe R.S., – punëtorë në atë pompë dhe kanë arritur të marrin të holla 300 euro si dhe rreth 100 boksa cigare të llojeve të ndryshme”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Tutje, e ditur bëhet se të dyshuarit thuhet se janë larguar nga vendi i ngjarjes deri sa janë arrestuar nga ana e policisë ditën e djeshme.

Në shtëpinë e A.A., pas bastisjes së nga ana e policisë janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Të dyve nga Gjykata Themelore në Gjakovë iu është caktuar pasa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.