Arrestohen dy të dyshuar për rrahje dhe armëmbajtje pa leje

E publikuar: 27/03/2019 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia raporton se ka arrestuar dy të dyshuar pasi kanë sulmuar një person i cili si pasojë e lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.

Në komunikatën e dërguar nga Policia thuhet se nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet që të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje për çështje pronësore, kanë sulmuar viktimën.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë edhe veprime të zgjeruara hetimore, ku është bërë bastisja e shtëpive të të dyshuarve, me ç’rast si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është konfiskuar një armë e llojit pistoletë”.

“Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.

Personat e arrestuar janë H. Sh. 42 vjeçar dhe Sh. Sh. 22 vjeçar, njofton Klan Kosova.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.