Arrestohen dy të dyshuar në Istog për ’blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve’

E publikuar: 07/02/2019 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Patrulla e Stacionit Policor të Istogut, me 6 shkurt 2019, në një fshat të Istogut, ka identifikuar një veturë të dyshuar (me targa vendore), ku të njëjtën ka arritur ta ndalojë dhe gjatë kontrollit në bagazhin e veturës janë hasur tetë thasë të mbështjellë në të cilët dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Më pas rastit i janë përgjigjur zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Pejë. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Të dyshuarit e arrestuar janë :

  • V. K.                lindur në vitin 1990               m/sh/k 
  • D. S.                lindur në vitin 1995               m/sh/k

Policia ka bërë sekuestrimin e substancës narkotike të dyshuar si marihuanë në sasi prej 26 kg e 371.3 gramë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.