Arrestohen dy shqiptarë shtetas të Serbisë, posedonin kokainë

E publikuar: 20/08/2019 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën në Gjilan policia ka arrestuar dy persona.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas të Serbisë, të cilët ishin duke lëvizur me veturë, pasi gjatë kontrollit u është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë në peshë 56.4 gramë”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu, atyre u janë konfiskuar edhe 4-telefona, 90 euro, 980 dinarë dhe vetura e tipit ‘Audi’ me të cilën ishin duke lëvizur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.