Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’

E publikuar: 27/05/2019 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

, Policia e Kosovës konkretisht stacioni policor në Deçan, ka marrë informacion se rreth orës 17:00, një person i plagosur fillimisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan e pastaj për shkak të lëndimeve me serioze personin e lënduar e kanë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm.

Menjëherë policia u është përgjigjur rastit me ç’rast ka evidentuar  se personi i lënduar në këtë rast është,  D.T. i lindur (1986).

Personi i lënduar sipas mjekëve në spitalin rajonal të Pejës është i plagosur nga arma e zjarrit në pjesën e fytyrës (hundë) por që pas intervenimit mjekësor, i njëjti është jasht rrezikut për jetë.

 Nga hetimet fillestare në koordinim të plotë me prokurorin e prokurorisë themelore në Pejë, departamnti për krime të rënda është gjetur se personi i lënduar në këtë rast së bashku me personin e dyshuar,  N. T. i lindur (1978), kanë qenë duke gjuajtur me armë zjarri në shenjë ilegalisht në bjeshkën e Isniqit të quajtur Pleqe.

Përndryshe, lidhur me këtë rast dy personat e lartcekur janë trajtuar si të dyshuar për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa rasti është duke u hetuar nga sektori i hetimeve stacioni policor në Deçan në koordinim të ngushtë me prokurorinë themelore në Pejë, Departamenti për krime të rënda./Infosot/