Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës

E publikuar: 15/11/2018 11:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Polica ka arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve.
Dy të dyshuar janë arrestuar në Ferizja, pasi tek të njëjtit gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 10.80 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Të dyshuarit në lidhje me rastin e narkotikëve me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt, por njëri prej tyre ka rezultuar se ka urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, njofton PK, përcjell Infosot.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, tek të cilët gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 10.80 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë. Të dyshuarit në lidhje me rastin e narkotikëve me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt, por njëri prej tyre ka rezultuar se ka urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”.