Arrestohen dy hajna në Istog

E publikuar: 25/05/2017 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë arrestuar në fshatin Dobrushë të Istogut, nën dyshimin për vjedhjen e materialit ndërtimor në vlerë të 5000 mijë eurove në një punishte të ndërtimtarisë në fshatin Dobrushë të Istogut.

Sipas policisë, të dyshuarit gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar se kanë kryer vjedhjen.

Raportohet se të dyshuarit materialin e vjedhur e ndërtimor e kishin dërguar në Rahovec në depon e njërit nga ta.

Bëhet e ditur se për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit i cili ka kërkuar që së bashku me ankuesin të shkohet në depon e të dyshuarit për t`u konfiskuar materiali.

Materiali i vjedhur iu është kthyer ankuesit.