Arrestohen 36 persona për vjedhje, në mesin e tyre edhe shqiptarë

E publikuar: 28/12/2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të arrestuarit janë nga Rumania, Gjermania, Bullgaria, Franca, Kosova, Shqipëria, Turqia, Italia, Serbia dhe Zvicra

Policia e Bazelit ka njoftuar se ka arrestuar 36 persona si pjesë të aksionit të madh ‘Aksioni Noël’, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’.

Ata janë arrestuar gjatë Panairit të Vjeshtës dhe Krishtlindjeve. Në mesin e të arrestuarve janë nëntë gra dhe 27 burra, të cilët dyshohen se kanë vjedhur çanta, mashtrime ose vjedhje me thyerje, përcjell albinfo.ch.

Të arrestuarit janë nga Rumania, Gjermania, Bullgaria, Franca, Kosova, Shqipëria, Turqia, Italia, Serbia dhe Zvicra. Arrestimet u bën pasi u inspektuan 120 persona.

Aksioni ‘Aksioni Noël’ është që nga viti 1990, derisa vitin e kaluar ishin arrestuar 58 persona nga 146 të kontrolluarit.