Arrestimi i Tahirit, flet Rama: Unë dua pafajësinë e tij, por nuk do ta bëj më avokatin e tij

E publikuar: 23/10/2017 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar maksimalisht, ish-ministrin e tij Saimir Tahiri, për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin pas dyshimeve për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rama mblodhi Grupin parlamentar të PS dhe i vizatoi një portret me ngjyra të forta, ish-ministrit më jetëgjatë në Ministrinë e Brendshme ndërkohë që ngrinte pyetjen: A është i pafajshëm Saimir Tahiri?! Dhe deklaroi hapur se “nuk dua të më mbetet pishman. Besoj se e ndani me mua mendimin se ne e përfunduam mbrotjen ndaj Tahirit ditën që ai pajtoi një avokat.”

Rama kujtoi ashtu se me Tahirin po vijon e njejta farsë me akuza dhe letra bakalli si në rastin e ish-Kryetarit të PS, Fatos Nanos.

NGA FJALA E RAMES

A është i pafajshëm Saimir Tahiri?! Pas prindërve të tij, unë jam i pari që dua pafajësinë e tij! Ai është njeriu i parë që hyri në selinë e PS me ambije të fortë. Nuk i kam ndërhyrë kurrë në detyrën e vështirë që mori përsipër.

I dhashë një përgjegjësi të madhe dhe asnjë ministër i Brendshëm nuk kishte pasur asnjëherë kaq shumë në dorë. Për të vendosur rregull në atë trup të shkrehur dhe për të luftuar kriminalitetin dhe imazhin qesharak të policit,nuk mund të ishe një prift me mjekër të rruar si paraardhësit e tij. Është e vërettë ajo që Saimiri e përsërit se ishte ministri më jetëgjatë, jo se ishte i afërt me mua por se unë pak nga pak dhe PS-ja i dhamë besim të jashtëzakonshëm dhe nuk ia kursyem mbëhstetjen për ta drejtuar Ministrinë e Brendshëm si drejtuesi më i pakontensueshëm për të ndërtuar një Polici Shteti të denjë për këtë vend. Nuk është disa sot për të thënë sesa shumë fitoi vendi dhe njerëzit nga kjo linjë jotradicinale.

Nuk jemi mbledhur ta dekorojmë ministrin më jetëgjatë në aë karrige që për shumëkënd ka qënë elektrike dhe paralizuese.

Jemi mbledhur se çfarë duhet të bëjmë ne me kërkesën e Prokurorisë, që nuk mjaftohet me kërkesat shtrënguese,por kërkon dhe arrestimin e Saimir Tahirit.

Unë nuk do të flas për të vërtetën e Saimir Tahirit, por për të vërtetën time. Me një vrap të madh dhe një paraqitje komike si të Mister Bean,

Pritej që unë t’i bashkohem qëndrimit të prerë kundër një gjyqi farsë, që i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë inatçinj. E kanë bërë gjithmonë: i bëhej atij përgjithmonë i njeri gjyq nga prokurorë të veshur si deputet.

Deri në këtë sekondë, ajo që kemi parë është një kopje surrogate e gjyqit politik që ne kemi parë 4 vjet në parlament.

Për mua pyetja a është i pafajshëm Saimir Tahiri mbetet. Do të më mbetet gozhdë derisa të marr përgjigje.

Përgjigjen e Saimir Tahirit e kam dëgjuar edhe sy më sy edhe në publik. Ëhstë fiks siç e keni dëgjuar ju.

Me makinën kam gabuar, por pa asnjë gabim apo dashje, duke mos më shkuar mendja gjëkundi për pasojat. Absolutisht nga ato që thuhet nuk janë të vërteta. Zero.

Por mua sot nuk më mjafton dot përgjigja e Saimir Tahirit. Sepse akuzat janë gatuar nga duart e një organi ligjzbatues.

Nuk dua ta di se çfarë do të thonë, nëse e lëshoi Tahiri, e pësi Saje Qorri… Dhe më vjen shumë mirë që Saimir Tahiri e ka thënë shumë qartë se nuk ka nevojë për askënd nga ne të bëjë avokatin e tij.

Por mua nuk dua të më mbetet pishman. Besoj se e ndani me mua mendimin se ne e përfunduam mbrotjen ndaj Tahirit ditën që ai pajtoi një avokat.