Arrestimi i kritikut të Pekinit gjatë intervistës për Zërin e Amerikës

E publikuar: 04/08/2018 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arrestimi i Sun Wenquang, një profesor në pension nga provinca Shandong e Kinës verilindore, gjatë një interviste të drejtpërdrejtë me Zërin e Amerikës, vjen në një kohë sensitive kur sundimi i udhëheqësit kinez Xi Jinping po sfidohet seriozisht.

Vëzhguesit thonë se kjo ka çuar në një veprim të shpejtë të aparatit të sigurisë në shkatërrimin e ndjenjave anti-qeveritare në rritje në vend, që e sheh këtë si një kërcënim ndaj regjimit të Partisë Komuniste.

Tre ditë pas “zhdukjes së tij me forcë”, aktivistët e të drejtave të njeriut në vend dhe jashtë vendit po kërkojnë që Kina të lirojë menjëherë profesorin 84 vjeçar mes shqetësimeve se ai mund të përballet me tortura fizike dhe akuza penale.

Ata gjithashtu po i bëjnë thirrje shoqërisë ndërkombëtare të kërkojë një ndryshim sistematik të kornizës politike dhe ligjore të Kinës, në të cilën ata thonë se shteti vazhdon të abuzojë me pushtetin e tij dhe të godasë disidentët.