Arrestimi i dhunshëm në Skënderaj, policia jep detajet

E publikuar: 31/10/2020 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës është deklaruar për rastin e arrestimit me dhunë të disa qytetarëve në Skënderaj të shtunën mbrëma.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për klankosova.tv se deri më tani tre persona janë shoqëruar në polici.

“Tre persona nga Skënderaj janë shoqëruar për në polici si të dyshimtë. Njëri prej tyre që nuk mbante maskë ka refuzuar që të legjitimohet (të japë identitetin), ndërsa dy personat tjerë për shkak se kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës”.