Arrestimet e para nga Specialja, pas formimit të qeverisë së re

22.10.2019 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Arrestimet e para nga Specialja, pas formimit të qeverisë së re

Gjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka dërguar 7 ftesa për intervistim, ndërsa arrestimet e para pritet të ndodhin ditëve në vijim. Njohësit e çështjeve të drejtësisë, presin që aktakuzat e para të ngritën kur qeveri të formohet.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për të intervistuar kryesisht pjesëtarë të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, aktakuzat e para prej Prokurorisë pritet të nisin së shpejti.

Arton Dehmhasaj nga organizata “Çohu” thotë se sapo të formohen institucionet e reja të vendit, pritet të ngriten aktakuzat e para nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Cikli i intervistave nga Gjykata Speciale po vjen duke përfunduar. Po mendoj se në momentin që të krijohet qeveria dhe një stabilitet politik mund të vijnë aktakuzat e para dhe njëkohësisht edhe arrestimet e para nga Gjykata Speciale”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arton Demhasaj.

Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional si periudhë të mundshme të ngrtijes së aktakuzave të para e sheh pranverën e hershme të vitit të ardhshëm.

“Sipas të gjitha gjasave, mbi bazën e asaj që po shohim, diku nga fillimi i pranverës së hershme mund të kemi aktakuzat e para”, deklaroi Nrecaj, përcjell Telegrafi.

E, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, thonë se rreth katër persona pritet të arrestohen deri në muajin nëntor.

Ndërkaq kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati nuk i përjashton as protestat.

Numri i të ftuarve për intervistim ka arritur 110, pa llogaritur ata që nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së, apo që nuk kanë dashur të publikojnë ftesën e tyre me qëllim të ruajtjes së privatësisë.

Arrestimet e para nga Gjykata Speciale pas formimit të qeverisë së re

Gjykata Speciale vetëm sot ka dërguar 7 ftesa, ndërsa arrestimet e para pritet të ndodhin ditëve në vijim. Njohësit e zhvillimeve të drejtësisë, presin që aktakuzat e para të ngritën kur qeveri të formohet.

Posted by RTV Dukagjini on Tuesday, October 22, 2019

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mbi 450 mijë persona në botë kanë vdekur nga Covid-19

Mbi 450 mijë persona në botë kanë vdekur nga Covid-19

E pranon Vuçiq: Dallojnë dëshirat tona nga realiteti për Kosovën

E pranon Vuçiq: Dallojnë dëshirat tona nga realiteti për Kosovën

Veseli: Albin Kurti më dërgoi emisarë për ta shpëtuar qeverinë e tij

Veseli: Albin Kurti më dërgoi emisarë për ta shpëtuar qeverinë e tij

Abazi: Grenell zgjodhi njerëz që pranuan t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij

Abazi: Grenell zgjodhi njerëz që pranuan t’i bëhen bisht Thaçit në agjendën e tij

Qeveria paralajmëron rikthimin e masave kufizuese në Kosovë

Qeveria paralajmëron rikthimin e masave kufizuese në Kosovë

Kryeministri Hoti flet për raportet e tij me Vjosa Osmanin

Kryeministri Hoti flet për raportet e tij me Vjosa Osmanin

Grenell: Në Uashington do të flasim vetëm për ekonomi, BE’ja t’i heqë vizat për Kosovën

Grenell: Në Uashington do të flasim vetëm për ekonomi, BE’ja t’i heqë vizat për Kosovën

Hoti: Agjenda e dialogut është plotësisht e koordinuar në mes të BE’së dhe SHBA’së

Hoti: Agjenda e dialogut është plotësisht e koordinuar në mes të BE’së dhe SHBA’së

Veseli: PDK është kundër korrigjimit të kufijve, jemi e vetmja parti që nuk luajmë me fjalë

Veseli: PDK është kundër korrigjimit të kufijve, jemi e vetmja parti që nuk luajmë me fjalë

Mustafa thotë se me VV-në i ndau çështja e SHBA-së dhe shkarkimi i Veliut

Mustafa thotë se me VV-në i ndau çështja e SHBA-së dhe shkarkimi i Veliut

Kur mund të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë? – kështu përgjigjet zv.kryeministri i parë

Kur mund të nënshkruhet marrëveshja me Serbinë? – kështu përgjigjet zv.kryeministri i parë

Komuna e Prishtinës propozon strategjinë për qasje ndaj Coronavirusit

Komuna e Prishtinës propozon strategjinë për qasje ndaj Coronavirusit

Thaçi është tërhequr nga tema e kufijve, beson Mustafa

Thaçi është tërhequr nga tema e kufijve, beson Mustafa

Mustafa: Qeveria nuk mund të hyjë në dialog pa mbështetjen e opozitës

Mustafa: Qeveria nuk mund të hyjë në dialog pa mbështetjen e opozitës

MPB kërkon nga AKI të inspektojë sigurinë e dokumenteve të klasifikuara në kabinetin e Sveçlës

MPB kërkon nga AKI të inspektojë sigurinë e dokumenteve të klasifikuara në kabinetin e Sveçlës

IKSHPK konfirmon 5 persona të shëruar nga Covid-19

IKSHPK konfirmon 5 persona të shëruar nga Covid-19