Arrestim i madh: Duke lypur kanë fituar 2 milionë euro, ja çfarë shtëpi kanë ndërtuar! (Foto)

E publikuar: 25/06/2015 19:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e njësisë speciale të policisë së Bonjës dhe Hercegovinës (SIPA), kanë arrestuar shtatë persona nën akuzat për trafikim të qenieve njerëzore dhe detyrim për lypje.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat sarajevase thuhet se në operacionin e koduar me emrin “CD”, që është zhvilluar në Zenicë, Vllasenicë, Jajc dhe Prijedor, janë arrestuar personat me inicialet E.S, D.H, T.H, L.H, N.D, B.T dhe E.H., transmeton lajmi.net.

a

Katër prej tyre janë nga e njëjta familje, dhe theksohet se të arrestuarit “për shkak të dyshimit kanë kryer vepra penale të krimit të organizuar në lidhje me veprën penale për trafikim dhe shfrytëzim për punë”.

aa

Të arrestuarit ishin të përshirë në marrëdhënie jashtëmartesore me një numër të grave, dhe pastaj gratë dhe fëmijët e mitur i kanë dërguar në Francë nga ku i kanë kërcënuar, shantazhuar dhe abuzuar, që të lypin dhe të vjedhin nëpër rrugët e Francës.

aaa

Të gjitha paratë që gratë dhe fëmijët e pakënaqur i kishin mbledhur, u janë dorëzuar “bosëve” të cilët përmes këtyre rrugëve kanë fituar dy milion euro! Sipas aktakuzës, me ato para kanë blerë prona dhe makina luksoze në Bosnje dhe Hercegovinë, disa prej të cilave kapin vlerën e 100.000 markave konvertibile.

Ata gjithashtu dyshohen për pastrim parash, falsifikim të dokumenteve, trafikim me qenie njerëzore, abuzim me droga… sikurse nga historia e filmit të popullarizuar të Emir Kusturicës “Koha e ciganëve”. (lajmi.net)