Arrest për 26 persona që me etiketën “Hallall” shisnin mish të kuajve

E publikuar: 26/04/2015 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritet policore në vende të ndryshme të Evropës, kanë arrestuar 26 persona që besohet se janë drejtues të rrjetit kriminal që fusnin mish kali në produktet e certifikuara si të lopës.

Agjencia që merret me çështje të drejtësisë, Eurojust, ka bërë të ditur se me këto arrestime është goditur grupi i falsifikatorëve të mishit.

Ata fusnin ilegalisht cilësi të dobët të mishit të kalit, që nuk është i lejuar të hahet nga njerëzit, duke e kamufluar si produkt “Hallall”.

Nuk dihet saktësisht sa kanë punuar në rrjet, por skandali që ka shpërthyer në vitin 2013 ka bërë që të asgjësohen qindra tonelata me mish të dyshimtë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve, që vijnë kryesisht nga Franca, Belgjika, Gjermania dhe Britania e Madhe. /Telegrafi/